E Djatha e Bashkuar Shqiptare përgatitet për zgjedhjet lokale – (13 Korrik 2000)


E Djatha e Bashkuar Shqiptare përgatitet për zgjedhjet lokale – (13 Korrik 2000)

22:11 13/07/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

E Djatha e Bashkuar Shqiptare kërkon hapjen e dosjeve për të gjithë ata që do të konkurojnë për çdo nivel të zgjedhjeve lokale. Vetëm pas kësaj transparence publike të Dashamir Shehit, një nga drejtuesit e këtij grupimi, kandidatët le të vendosin vetë nëse duhet të konkurojnë dhe fjala e fundit le t’u mbetet zgjedhësve.

Ky grupim ka përsëritur sot kërkesën për hapjen e dosjeve edhe për politikanët, qeveritarët e të gjitha niveleve, diplomatët, punonjësit e sistemit të drejtësisë e të administratës shtetërore. E Djatha e Bashkuar nuk ka bërë ende publike emrat e kandidatëve të saj që do të konkurojnë në zgjedhjet e ardhshme, por ka bërë të njohur aleancat e saj politike.

Sipas drejtuesve ky grupim do të bashkëpunojë me reformatorët e Partisë Demokratike, duke deklaruar përfundimisht ndarjen nga Partia Republikane./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego  






Të ngjashme