E Djathta e Bashkuar e gatshme t’i bashkohet Rugovës në Rambuje të Francës (3 Shkurt 1999)
E Djathta e Bashkuar kërkon dhe një herë t’i bëjë bashkë forcat politike shqiptare për Kosovën. Sipas republikanit Mediu para takimit të së shtunës në Francë të gjitha partitë politike dhe shoqatat duhet të organizojnë një tubim në mbështetje të Kosovës.
Të djathtët u shprehen pro vendimit të UÇK-së për pjesëmarrje krahas Rugovës në Rambuje duke shpresuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe për planin e një platforme të përbashkët për realizimin e të drejtës së vetëvendosjes së popullsisë së Kosovës./tvklan.al