E Djathta e Bashkuar për KQZ – (18 Maj 2000)


E Djathta e Bashkuar për KQZ – (18 Maj 2000)

21:43 18/05/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Opozitarët nuk kanë rënë dakort sot të paraqesin në Presidencë kandidaturat e përbashkëta për një vend të lirë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Partia Demokratike ka kërkuar shpërbërjen e komisionit qëndror aktual dhe krijimin e një komisioni elektoral me pjesmarrje të njëjtë nga partitë politike.

Ndërsa E Djathta e Bashkuar do ti paraqesë presidentit kandidaturat për komisionin elektoral brenda datës 25 Maj. Të djathtët e bashkuar i kanë këshilluar presidentit që të zhvilloj konsultime vetëm me partitë parlamentare. Ata kanë akuzuar PD dhe PS për tensionimin e situatës në vend./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme