E Djathta e Bashkuar për qeverinë Majko (02 tetor 1998)
E Djathta e Bashkuar e cilëson kabinetin e ri qeveritar drejtuar nga Pandeli Majo të njëjtë me atë të Fatos Nanos. Sipas tyre nuk ka asnjë ndryshim dhe kryeministri 31 vjeçar është një marionetë në duart e Nanos. Mendimi i prerë i tyre është se kabineti i ri nuk mund të japë një zgjidhje të krizës politike. Akuzat e fundit të selisë blu në mosqëndrueshmërinë mendore të Pandeli Majkos e kanë cilësuar si opinion personal të Berishës. Në fokusin e kritikave ka qenë dhe presidenti Mejdani. Ata mendojnë se presidenti është më shumë në anën e kënaqjes së interesave partiake sesa në atë të rolit të tij si garant i funksionimit të jetës politike. Dhe presidencës iu drejtua mesazhi i uljes në tryezën parlamentare. Kjo mbledhje do të jetë idealja që të djathtët e bashkuar të tregojnë idetë e tyre për zgjidhjen e krizës.
Pamje, E Djathta e Bashkuar konferencë shtypi./tvklan.al