E Djathta e Bashkuar Shqiptare përçahet (18 Gusht 1998)
E Djathta e Bashkuar Shqiptare përçahet. Përfaqësues të Partisë Demokrate të Djathtë akuzojnë Sabri Godon si bashkëpuntor të socialistëve për shkak të nenit mbi pronën private. Kjo akuzë është hedhur poshtë nga përfaqësuesit Republikanë.
Sekretari për marrëdhëniet publike të Partisë Republikane Neritan Alibali doli në mbrojtje të Godos dhe është shprehur se ky nen ka marrë mbështetjen e krejt së Djathtës së Bashkuar. Republikanët akuzonin Kalakulen për devijim. Partia Demokristiane dhe Balli Kombëtar dolën kundër Partisë Demokrate të Djathtë e nga ana tjetët kryesia e Ballit Kombëtar dolën në mbrojtje të Godos./tvklan.al
Gazetar : Endri Xhafo