E frikshme, aeroplani futet në “syrin” e uraganit Dorian (Video)
Një aeroplan i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka filmuar momente fantastike të uraganit “Dorian” që pritet të godasë Floridan.
Ky aeroplan ka hyrë në “syrin” e uraganit të kategorisë 5. Forca e tij pritet të bjerë në kategorinë 4 kur të godasë brigjet amerikane, por sërish mbetet i rrezikshëm.
Jordan Sun, i cili ishte në bordin e aeroplanit, ka shkruar në Twitter se është gjithmonë e frikshme të futesh në mes të një uragani.
Komentuesit thanë se këto pamje janë vërtetë të frikshme, ndërsa përgëzuan pilotët për guximin e treguar.
Chasing in the eye of #Dorian pic.twitter.com/DVpwgPY1PB
— Jordan Sun (@jordan_sun20) September 2, 2019
Mbrëmjen e së dielës, “Dorian” goditi Bahamasin duke shkaktuar përmbytje dhe dëme materiale. Erërat e forta arritën një shpejtësi 285 km/h. /tvklan.al