E fton në klinikën e tij, doktori surprizon Eloidën me sindromën Down duke e punësuar
Ditën e sotme pjesë e emisionit “Rudina” në Tv Klan është bërë një nënë dhe vajza e saj me sindromën Down nga Kosova, Indira dhe Eloida ku rrëfyen një moment shumë të bukur në jetën e tyre. Eloida është punësuar në një klinikë dentare si asistente dentare dhe kjo për meritën e dentistit Burim i cili ka bërë një gjest mjaft human.
Rudina Magjistari: Angazhimi në klinikën dentare si erdhi?
Indira: Ela i ka pasur dhëmbët jo mirë si deformim dhe shkova një ditë tek Burimi e pashë që ishte një doktor shumë i mirë dhe na priti shumë mirë. Kisha frikë për ta çuar gjithkund sepse është me sindromën Down dhe ai e pranoi shumë bukur,e përqafoi aq ngrohtë dhe aq mirë dhe tha që unë e marr përsipër dhe do vazhdoj t’ja mjekoj dhëmbët. E pyeta për çmim sa duhet të paguaj, jo tha këto janë të gjithë falas prej meje. E falënderova dhe u ndjeva mirë sepse jo çdokush ta bën këtë të mirë apo shumën e madhe që ka kontribuar për Eloidën. Pastaj gradualisht shkonim nëpër kontrolle dhe një ditë më thotë doktori që kam vendosur diçka. Më tha që kam vendosur të marr Eloidën në punë dhe u befasova.
Rudina Magjistari: Ishte ideja e doktorit, ai e kishte bërë ftesën?
Indira: Po ai e bëri ftesën, u befasova dhe nuk dija çfarë të thoja po apo jo, veç e pyeta a je i sigurt. Po tha, kurrë më i sigurt nuk kam qenë, isha shumë e lumtur. Elës nuk i kemi treguar, por ia kemi bërë surprizë me doktorin në klinikë, i treguam që është punësuar në klinikë.
Rudina Magjistari: Si e priti?
Indira: Ka pasur shumë emocione, nuk e besonte dot. Po është e lumtur, shkon çdo ditë punon 2-3 orë në ditë varet, nuk e ka orarin e plotë. I përshëndes sepse janë shumë të mirë dhe falënderoj doktorin për këtë gjest human që ka bërë ndaj Eloidës. /tvklan.al