E ftuara surprizon Rudina Magjistarin (Video)


E ftuara surprizon Rudina Magjistarin (Video)

19:38 18/02/2019

Ajo është një artiste e re dhe mjaft e talentuar në pikturë. Ndonëse është ende në fillimet e saj, Stelina Halili ka realizuar disa piktura mjaft të veçanta.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ajo ndau me të gjithë pasionin e saj për pikturën, ndërsa një surprizë të veçantë kishte rezervuar edhe për moderatoren Rudina Magjistari. Bëhet fjalë pikërisht për një portret të kësaj të fundit, të cilin artistja ia dhuroi Magjistarit në studio.

Më tej, Halili tregoi se ka nisur të pikturojë që e vogël dhe tashmë pasioni për pikturën është kthyer edhe në profesion.

“Unë kam nisur të pikturoj që e vogël, por ka pak kohë që jam përballur me publikun. Kam provuar teknika të ndryshme, jam përballur me disa gjëra, por e kam gjetur veten tek ekspresionizmi. Pikturat e mia janë ekspresive dhe mundohem të jap nëpërmjetë tyre ide, shpirt dhe gjithçka tjetër që duhet të përmbajë një vepër. Për pikturat frymozohem nga çdo gjë që ka lidhje me artin, apo me ndjenjën. Talentin tim për pikturë e kanë vënë re prindërit e mi, të cilët më kanë futur në një kurs privat dhe aktualisht studioj “Pikturë grafike” në Shkodër”

, tha Halili.

/tvklan.al






Të ngjashme