
E FUNDIT/ Rama miraton emrat e ministrave teknikë të propozuar, i dërgon për dekretim tek Nishani
Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë përfunduar takimine tyre në në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
Mësohet se në takimin kokë më kokë që nisi në orën 19:30 dhe zgjati rreth 45 minuta, u diskutuan emrat e ministrave të rinj teknikë, të cilët u miratuan nga Rama për t’u dërguar më pas për dekretim në Kuvend nga Presidenti Bujar Nishani dhe për t’u votuar ditën e nesërme në Kuvend.
Ky takim vjen një ditë para procesit të Vetting-ut që do të mbahet nesër në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend.
Këta janë emrat e propozuar nga Partia Demokratike për 6 ministrat teknikë dhe postin e Zv.Kryeministrit:
Zv/Kryeministre
-Ledina Mandia zëvendëson Niko Peleshin
Ministër i Drejtësisë
-Gazmend Bardhi zëvendëson Petrit Vasilin
Ministër i Brendshëm
-Dritan Demiraj zëvendëson Fatmir Xhafën
Ministre e Mirëqenies Sociale
-Xhulieta Kërtusha zëvendëson Olta Xhaçkën
Ministër i Shëndetësisë
-Arben Beqiri zëvendëson Ogerta Manastirliun
Ministre e Financave
-Helda Vukaj zëvendëson Arben Ahmetajn
Ministre e Arsimit
-Mirela Karabino zëvendëson Lindita Nikollën
Avokate e Popullit
-Erinda Ballanca zëvendëson Igli Totozanin
Kryetar i KQZ
– Klement Zguri zëvendëson Denar Bibën
/tvklan.al