Sulm me bombë dhe të shtëna në kryeqytetet. Raportohet një viktimë.
Sulm me bombë dhe të shtëna në kryeqytetet. Raportohet një viktimë.
Shpërndaje
08:50 07/06/2017IRAN-Sipas agjencive iraniane të lajmeve, të paktën 3 persona kanë mbetur të plagosur gjatë të shtënave me armë në Parlamentin iranian.
Një rojë është qëlluar në këmbë së bashku me 2 civilë të tjerë.
Dy civilët thuhet se janë anëtarë të përfaqësive të ndryshme të cilët kishin mbërritur në Parlament për të vizituar deputetët e tyre.
Atentatori u largua nga ndërtesa dhe u kap në arrati.
Një dëshmitar tha për Reuters se forcat e sigurisë kishin mësyrë me të shpejtë në Parlament dhe se tani incidentit i kishte ardhur fundi.
Identiteti i atentatorit nuk është bërë ende i ditur.
ISIS ka publikuar një video nëpërmjet agjencisë së lajmeve Amaq ku tregohej terrori nga sulmi brenda Parlamentit iranian.
Mesa duket, në videon e filmuar nga atentatorët, duke një trup i pajetë i shtrirë në një zyrë ndërkohë që një burrë me pushkë në dorë kalon në anën tjetër.
Sipas analistëve, atentatorët flasin arabisht dhe jo gjuhën iraniane.
Dy sulme terroriste kanë zgjuar mëngjesin e së mërkurës kryeqytetin iranian.
Një grua u arrestua pas një sulmi me bombë në mauzoleumin Ajatollah Khomeini në jug të qytetit. Një person u raportua i vdekur nga shpërthimi ndërsa nuk është ende i qartë numri i të plagosurve.
Sulmi ndodhi në të njëjtën kohë kur një person i armatosur hyri në parlamentin iranian dhe qëlloi mbi stafin. Tre persona mbetën të plagosur, mes tyre një roje sigurie e parlamentit.
Aktualisht është e paqartë se si sulmuesi hyri në ndërtesën e parlamentit, e cila është e fortifikuar, me pika kontrolli të shumëfishta.
Sulmet terroriste në Iran janë të rralla, por vendi, me popullatë kryesisht shiite, është përfshirë në veprime ushtarake kundër grupeve terroriste sunite si ISIS./tvklan.al