E gjithë bota e varur nga celularët
Gjithë kohën shumicën e njerëzve i shikon me celularin në dorë, shpesh e justifikojmë veten se na duhet për punë, por në fakt nuk është veçse një fobi e re, e quajtur nomofobia.
Domosdoshmëria për të patur telefonin gjithë kohën pranë nesh, na ka bërë të varur prej tij. Studimet kanë nxjerr në pah se kjo sëmundje e re po pushton botën.
Entela Binjaku, sociologe:
Gati 2/3 e përdoruesve të celularëve vuajnë nga simptomat e nomofobisë. Konkretisht 18 deri 24 vjeç në shkallën mbi 77% e kësaj grupmoshe shfaq shenja të nomofobisë.
Celulari merr pjesën më të madhe të kohës së njerëzve, të cilët e përdorin edhe kur janë në shoqërinë e të tjerëve.
Por cilat janë shenjat që na bëjnë të kuptojmë se po bëhemi nomofobik.
Entela Binjaku, sociologe:
Kur mendimi i parë në mëngjes është të kontrollojmë telefonin, sikundër para se të flejmë. Kur shohim se bataeria po na lë, etj.
E padyshim fobia e re, shoqërohet me mjaft probleme.
“Rrit shkallën e izolimit, cilësia e stilit të jetës tonë ka filluar të preket për shkak të mënyrës si përdorim celularin”.
Një grup shkencëtaresh nga Hong Kongu kanë arritur në përfundimin se ankthi i ndarjes nga celulari po përhapet në shumicën e njerëzve dhe kjo po ndikon ndjeshëm në shëndetin e tyre mendor.
Tv Klan