E gjithë familja shuhet në një aksident tragjik
Një familje e përbërë nga katër anëtarë ka humbur jetën në një aksident tragjik ajror.
Familja udhëtonte me një avion të vogël privat kur u rrëzua në perëndim të Kolorados, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jeff dhe Jennifer Hickey Makepeace dhe dy fëmijët e tyre binjakë Addie dhe Benjamin 10 vjeç, humbën jetën. Avioni i tyre privat ishte zhdukur nga radarët para se të rrëzohej. Shkaqet e këtij aksidenti tragjik nuk dihen. Autoritetet kanë nisur hetimet për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje të rëndë. Viktimat janë identifikuar nga familjarët dhe miqtë pasi lajmi u bë publik./tvklan.al