
E goditi me grusht në fytyrë duke i shkaktuar vdekjen, arrestohet 59-vjeçari
Sherri mes dy burrave në qytetin e Vlorës ka shkaktuar një viktimë. Policia e qytetit bregdetar ka arrestuar Viron Dukaj, 59 vjeç.
Dy ditë më parë, të enjten rreth orës 13:20, në lagjen “10 Korriku” 59-vjeçari duke shkuar për në banesën e tij është konfliktuar me 53-vjeçarin Th.Gj.
Nën efektin e alkoolit Viron Dukaj e ka goditur 53-vjeçarin me grusht në pjesën e fytyrës, i cili ka rënë në tokë pa ndjenja.
Atë ditë pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Vlorës dhe është kthyer në banesë pa probleme.
Të premten, rreth orës 01:30, gjendja shëndetësore e tij në banesë është përkeqësuar dhe është dërguar nga familjarët sërish në spital.
Gjendja e tij është rënduar më shumë dhe rreth 1 orë më vonë, spitali ka konfirmuar vdekjen e tij./tvklan.al