E kafshoi gjarpri i ngordhur, burri injekton 26 doza anti-helm
Një burrë në Shtetet e Bashkuara rrezikoi seriozosht jetën kur u kafshua nga një gjarpër i ngordhur. Ngjarja ka ndodhur në Teksas, ku burri ishte duke punuar në kopshtin e shtëpisë së tij. Nëpër shkurre, ai pa gjarprin dhe e vrau duke e ndarë në disa pjesë.
Në momentin që mori trupin e copëtuar të gjarprit për ta hedhur në mbeturina, koka e këputur e zvarranikut e kafshoi duke e helmuar. Shëndeti i tij u rëndua dhe u dërgua në spital.
Mjekët i injektuan atij 26 doza anti-helm. Më shumë se një javë pas incidentit, burri është shfaqur në gjendje të qëndrueshme me disa shqetësime të vogla në veshka. /
tvklan.al