E ke gjë Rudina Magjistarin? Xhunga: E kam zemër (video)
Për çaj në BE Caffee, tek e “E Diela Shqiptare”, në studio ishte e ftuar gazetarja Rudina Xhunga. Erioni, Besi dhe Olsi nuk nguruan t’i bënin pyetje pikante gazetares. Rudina tha se u çudit nga ftesa, pasi nuk ka lidhje të forta me humorin.
Olsi Bylyku: E ke gjë Rudina Magjistarin?
Rudina Xhunga: E kam zemër.
Olsi Bylyku: Çfarë i bie kushërirë e parë?
Erion Isai: Si ndihesh në këtë kafenenë tonë? Ku e pi kafen ti vetë?
Rudina Xhunga: Jam shumë rehat. Unë kafen e pi në shtëpi, në zyrë, vërdallë në vende pune.
Erion Isai: Si mori famë kjo tek Blloku, tek Blloku.
Rudina Xhunga: Ju prandaj më morët se dhe unë u çudita. Nuk kam lidhje të forta me humorin, kam batuta por jo humor.
/tvklan.al