E kërcënon me foto intime në Facebook, në pranga i riu
Një 23-vjeçare ka rënë pre e kërcënimit përmes rrjetit social Facebook.
Sipas policisë, një 27-vjeçar i ka kërkuar asaj një shumë parash, në të kundërt do të publikonte disa foto intime të saj, me qëllim dëmtimin e imazhit. Policia ka bërë të mundur arrestimin e Enkelejd Vrionit, banues në Katund Sukth, Durrës. Arrestimi i tij u bë pasi ka kërcënuar me anë të rrjetit social Facebook 23-vjeçaren M.L., banuese në Durrës, për të paguar shumën prej 20.000 lekë, në të kundërt do të publikonte fotot. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale shumën e parave prej 20.000 lekë dhe një aparat telefoni celular tip i-Phone 5./tvklan.al