E kishte marrë pasagjer në makinë, 40-vjeçari i merr portofolin me para emigrantit
Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi kërcënoi dhe i vodhi me dhunë portofolin një qytetari në Pukë.
Policia bën me dije se qytetari me iniciale M.N emigrant ka bërë kallëzim se në Gomsiqe të Pukës ka qenë duke udhëtuar me mjet dhe ku në momentin që ka ndaluar, një shtetas i paidentifikuar, të cilin e kishte marrë pasagjer i ka marrë me forcë portofolin, në të cilin kishte dokumentet, rreth 250 euro dhe 1500 lekë.
Pas hetimeve, uniformat blu identifikuan autorin dhe e kanë shpallur në kërkim. Ai është me iniciale E.N, nga Karma dhe banues në Tiranë. 40-vjeçari me iniciale E.N është me precedent penal dhe ka qenë i dënuar për vjedhje.
/tvklan.al