E kuqja është ngjyra e sezonit te ri
Është e kuqja ngjyra e kësaj vjeshte sipas shtëpive të modës, ndërsa stofa e preferuar është xhinsi.
Tendencat e koleksioneve vjeshte-dimër 2017-2018 janë dominuar nga ngjyra e kuqe. I fortë, vibrues dhe energjik, nuk ka stiliste që të mos e këtë përdorur ngjyrën e kuqe. Disa guxuan të veshin nga koka tek këmbët modelet me të kuqe, të tjerë e përdorën nga palltot tek çizmet. Sfumaturat e të kuqes janë të gjitha në tavolinë, nuk ka kufizime, mjafton që këtë vjeshtë-dimër të keni të paktën një aksesor në ngjyrën e kuqe. Ndërsa xhinsi, si materiali më i preferuar i këtij sezonit u ngjit në pasarelë jo vetëm në pantallona. Fustane dhe xhaketa xhins janë ajo që këtë dimër nuk duhet t’i mungojë garderobës, e në qoftë se janë të kuqe atëherë janë perfekt./Tv Klan