E kuqja, ngjyra e kësaj Pranvere


E kuqja, ngjyra e kësaj Pranvere

21:54 03/04/2018

E kemi dashur ta veshim gjatë gjithë dimrit, por Pranvera e këtij viti risjell ngjyrën më trendy të kohës, që është pikërisht e kuqja.

E kuqja këtë vit vjen me mjaft tonalitete, pasion dhe vitalitet.

Tepër shpërthyese si ngjyrë, ajo vjen e kombinuar edhe me ngjyra të tjera si roza dhe portokallia dhe me një mori ngjyrash të tjera.

Duke qenë se është ngjyra e vitit 2018 , atë e shohim tek pantallonat me bel të lartë, fustanet, fundet e lëkurës, këmishat, xhaketat xhins, e deri tek këpucët.

Tonaliteti më dominant i  të kuqes është Cherry Tomato, një e kuqe intensive dhe plot energji.

 Siç e thotë dhe emri i saj është mes tonit të ndritshëm të domates dhe asaj të qershisë, dhe nëse e vesh nuk mund të mbetesh pa u vënë re.

Klan Plus






Të ngjashme