Nëna lë djalin vetëm në makinë, 5-vjeçari gjen vdekjen


Nëna lë djalin vetëm në makinë, 5-vjeçari gjen vdekjen

13:13 21/08/2018

Një djalë 5-vjeçar ka ndërruar jetë nga nxehtësia, pasi nëna e tij e mbylli atë në një makinë për dy orë, ndërsa u largua për një intervistë pune.

Kur Olesya Yeletskova, 35 vjeç, u kthye në makinën e saj në Stupino, pranë Moskës, ajo gjeti djalin e saj Oleg Gusev të vdekur.

Temperaturat jashtë ishin 24 gradë C dhe ajo kishte mbyllur dritaret e makinës së saj. Fëmija ishte lidhur me rripin e sigurimit.

Sipas

Daily Mail

, pasi gjeti djalin e saj të vdekur, nëna pësoi traumë dhe u shtrua në spital për t’u trajtuar.

Ndërkohë policia ka hapur hetimet për vdekjen e vogëlushit, e cila është shkaktuar nga neglizhenca. Nëse dënohet, Yeletskova  mund të përballet deri me 2 vjet burg.

Një ligj i miratuar në Rusi vitin e kaluar ndalon prindërit që të lënë fëmijët vetëm në makinë./tvklan.al 





Të ngjashme