E lanë në varreza, arkivoli i 1-vjeçarit gjendet bosh një ditë para Krishtlindjes
Prindërit e një foshnje në Argjentinë zbuluan se trupi i vdekur i djalit të tyre, të cilin e kishin lënë në një dhomë në varreza, ishte zhdukur një natë para Krishtlindjes. Ata dyshojnë se vjedhja e trupit të foshnjës të ketë lidhje me një sekt satanistësh.
“Daily Mail” raporton se avokati i prindërve pretendon të ketë prova që çojnë tek një kult satanik në qytetin e vogël të Otamendit, që ndodhet rreth 25 milje nga qyteti i Miramarit, në provincën e Argjentinës të Buenos Aires. Alberto Aranda dhe gruaja e tij Mara shkuan për të parë arkivolin e djalit të tyre Ciro dhe për të vendosur lule. Fëmija vdiq nga pneumonia më 10 Dhjetor, në moshën 1-vjeçare. Duke qenë se në varreza nuk kishte vend, prindërit ranë dakord që të mbanin trupin e djalit të tyre në një depo të vogël në varreza, derisa të kishte hapësira të disponueshme në verë. Kjo nuk është hera e parë që ndodhin ngjarje të tilla ku përfshihen grupe satanistësh. Muajin e kaluar, zyrtarët arrestuan Miguel Angel Jimenez në shtëpinë e tij në Quimili, në provincën veriore të Santiago del Estero. Ai u akuzua se ishte autori kryesor që fshihej pas përdhunimit dhe gjymtimit të 11-vjeçarit Mario Salto, ngjarje e ndodhur në qytetin e Santiago në korrik 2016./tvklan.al