E mbyllën për 2 ditë në morg për së gjalli


E mbyllën për 2 ditë në morg për së gjalli

22:02 12/12/2016

Viktima e një aksidenti qëndroi i mbyllur për dy ditë radhazi në një frigorifer morgu, përpara se të ndodhte e pashmangshmja dhe vdiq vërtetë.

Msizi Mkhize u deklarua i vdekur pasi u përfshi në një aksident me motor në Kwa Mashu, Afrika e Jugut, javën e shkuar.

Trupi i tij u transportua në morgun e Phoenix dhe u vendos në frigorifer derisa të afërmit të vinin për ta identifikuar.

Por kur familja e tij erdhi pas dy ditësh, ata u shokuan kur zbuluan se ai kishte ende puls.

28 – vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalitn Mahatma Gandhi, ku mjekët u përpoqën për 5 orë me radhë për ta sjellë në jetë. Fatkeqësisht ishte tepër vonë dhe ai vdiq, këtë herë përfundimisht.

Babai i tij, Peter Mkhize duke folur për “The Times” tha se nuk kishte fjalë për të përshkruar atë që i kishte ndodhur të birit./tvklan.al






Të ngjashme