Kosova shpall ditë zie
Qytetarët mbledhin ndihma për të prekurit
E mërkura në Kosovë do të jetë ditë zie në nderim të viktimave të tërmetit të 26 Nëntorit në Shqipëri. Vendimi u mor nga Presidenti Hashim Thaçi, i cili urdhëroi uljen në gjysmështizë të flamujve në të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.
“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntori 2019 shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri që la dhjetëra persona të vdekur dhe të lënduar”.
Qytetarët e Kosovës po ndërmarrin edhe nisma private për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti. Njëra prej tyre është edhe ajo e pjestarëve të grupit të famshëm të tifozëve “Plisat”.
Ndihmat u grumbulluan në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, përpara nisjes me autobusë drejt Shqipërisë.
Tv Klan