E mitura: Babai më ka ngacmuar seksualisht
Fier-Një tjetër ngjarje e rëndë vjen nga qyteti i Fierit. Një 14-vjeçare ka denoncuar në polici babain e saj, se e ka ngacmuar seksualisht dhe në mënyre të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Vajza e mitur ka shkuar në polici së bashku me nënën. Për rastin në fjalë është shpallur në kërkim 45-vjeçari A. Xh.
Policia nuk jep shumë detaje për ngjarjen e rëndë, ndërsa thekson se hetimet janë në vazhdim. Ndaj 45-vjeçarit rëndojnë dy akuza: “Dhunë në familje” dhe “Vepra të turpshme”.
Pak kohë më parë u zbulua një tjetër rast, ku një e mitur ishte dhunuar seksualisht nga bashkëjetuesi i nënës së saj. Edhe kjo e fundit kishte dijeni për ngjarjen./tvklan.al