E ndjek dhe i bastis shtëpinë, policia habitet nga ajo që i zbulon në mure


E ndjek dhe i bastis shtëpinë, policia habitet nga ajo që i zbulon në mure

20:11 17/01/2018

Në kuadër të hetimeve për mashtrim dhe korrupsion, policia kineze ka bastisur një shtëpi brenda mureve të së cilës gjeti 60 milionë juanë kinezë, me vlerën e 10 milionë dollarëve.

Sipas televizionit qendror kinez autoritetet nisën hetimet ndaj kompanisë së pasurimit të tokës “Shuang Fei” pas denoncimeve se po mashtronte persona dhe kompani të vogla duke u marrë prona dhe asete me çmime shumë të ulëta.

Policia e distriktit Ningjiang në Songyuan ngriti një skuadër hetimi më 9 Janar dhe ndoqi deri në shtëpi një burrë me mbiemër Wei. Ai dyshohej se kishte tërhequr nga banka shuma të majme parash, por nuk dihej se ku i kishte çuar.

Gjithçka u zbulua pas bastisjes së shtëpisë së tij, ku në mure iu gjetën 10 milionë dollarë.

Ai dhe tre persona të tjerë nga e njëjta kompani përfunduan në pranga.

/tvklan.al





Të ngjashme