E pabesueshme! Piloti i F1 del me këmbët e tij nga flakët
Piloti i Formula 1, Romain Grosjean mbeti i plagosur pasi makina e tij u përplas dhe shpërtheu në flakë pak momente pas nisjes së Bahrain Grand Prix, këtë të diel.
34-vjeçari francez arriti të shpëtonte, pasi doli nga pista gjatë xhiros së parë dhe makina e tij Haas shpërtheu në flakë. Mjeti u nda në dysh nga përplasja me barrierën.
Megjithatë si për mrekulli, Grosjean doli jashtë saj, ndërkohë që flakët kishin pushtuar makinën. Ai qëndroi rreth 10 sekonda brenda saj.
Still shaking watching these replays of Romain Grosjean’s crash. Thank god (the Halo and @F1 @fia technology) that he is alive right now. Thank you to everyone at the track who instantly jumped into action to help. @HaasF1Team @RGrosjean #Formula1 #f1 #BahrainGP pic.twitter.com/RBVe2QdznX
— Kyle (@realcommonking) November 29, 2020
Pamjet tregojnë pikërisht këtë moment kur ai del nga makina dhe ndihmohet nga ekipet e shpëtimit.
Piloti mësohet se është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe ndodhet aktualisht në spital. Një zëdhënës i ekipit tha se ai kishte pësuar djegie në duar dhe kyçe dhe dyshohet se ka edhe brinjë të thyera. /tvklan.al