E pazakontë, borë në Australi
Aspak normale për këtë periudhë dhe as për një zonë subtropikale. E tillë është dëbora që ka mbuluar papritur rajonin e Kuinslendit në veri të Australisë, që gjatë orëve të fundit ka arritur një nivel prej 5 centimetrash, duke surprizuar jo pak banorët vendas.
Dëbora zbardhi edhe zonat bregdetare që janë një destinacion turistik mjaft popullor për stinën e verës.
Meteorologët thanë se një valë e ajrit të ftohtë erdhi nga jugu, duke shkaktuar papritur një mot të keq, që solli stuhi të mëdha e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit.
Banorëve të zonave të rrezikuara u është kërkuar të shmangin daljet e panevojshme nga shtëpitë, ndërsa ka patur edhe ndërprerje të pjesshme të lundrimeve në veri, si dhe të transportit ajror.
Tv Klan