E përndoqi për një kohë të gjatë derisa e goditi me thikë
Prej kohësh e përndiqte dhe “fiksimin” e tij do ta përmbyllte duke e goditur me thikë… Protagonist i ngjarjes së rëndë është një 36-vjeçar (me iniciale E.L), për të cilin Policia e Tiranës njoftoi këtë të martë arrestimin e tij.
I riu duket se kishte kohë që iu ishte vënë nga pas një 30-vjeçareje e refuzimi i saj bëri që ai ta dhunonte fizikisht, duke e plagosur madje edhe me thikë. E gjithë kjo ngjarje ndodhi tek stacioni i autobusëve Vorë-Tiranë.
E dëmtuara, sipas policisë, pasi mori mjekimin la spitalin, ndërsa përndjekësi i saj përfundoi në pranga./tvklan.al