Militanti i LSI përplas me makinë simpatizantin e PS
Një sherr për motive politike ka ndodhur sot rreth orës 13:20, në fshatin Ahmetaq, Vorë.
Sipas burimeve të policisë nga verifikimet e kryera ka rezultuar që B. F, militant i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka përplasur me automjet Sh. K, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Sh.K mësohet se është simpatizanit i Partisë Socialiste. Dyshohet që konflikti ka ardhur për motive politike.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e B. F./tvklan.al