E plagosi me thikë kunati, ndërron jetë në spital


E plagosi me thikë kunati, ndërron jetë në spital

09:15 03/02/2017

Rreth orës 14:00 të ditës së enjte, Altin Kocaqi ka ndërruar jetën në Spitalin e Traumës, ku ndodhej që prej 23 Dhjetorit të vitit që lam pas.

47 – vjeçari ishte një prej tre personave që atë të premte Dhjetori u plagos me thikë nga Marjan Levanti, 37 – vjeçarit i cili ndodhet aktualisht në burg.

Ndarja me bashkëshorten, Elena Kocaqi, bëri që 37 – vjeçari të shkonte në shtëpinë e prindërve të saj dhe të plagoste vjehrrin Ferit Kocaqi, vjehrrën Qanie Kocaqi dhe kunatin Altin Kocaqi, i cili fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

[caption id="attachment_244299" align="aligncenter" width="629"]

Marjan Levanti dhe ish - bashkëshortja Elena Kocaqi. Çifti ka dy fëmijë

[/caption]

Levanti fajësonte pikërisht familjen e ish – bashkëshortes për ndarjen, për këtë arsye më 23 Dhjetor ai vajti në shtëpinë e tyre dhe pas një zënke kreu edhe aktin e rëndë.

I ndjeri Altin Kocaqi, me profesion albanolog, ditët e fundit mësohet se kishte patur komplikacione shëndetësore dhe iu ishte nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale./tvklan.al





Të ngjashme