‘E preferuara’ e Kim Jong-un do të vizitojë Korenë e Jugut


‘E preferuara’ e Kim Jong-un do të vizitojë Korenë e Jugut

13:47 07/02/2018

Motra me influencë e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojrave Olimpike Dimërore, të cilat po mbahen në Korenë e Jugut, thonë ministrat në Seul.

Kim Yo-jong është vajza më e vogël e udhëheqësit të ndjerë Kim Jong-il dhe roli i saj u forcua vitin e kaluar kur ajo u promovua në byro.

Të dy Koretë do të marshojnë nën një flamur në ceremoninë e hapjes. Pjesëmarrja e Veriut është parë si një shkrirje e lidhjeve dypalëshe.

Megjithatë, ekspertët thonë se nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në ambiciet bërthamore të Veriut.

SHBA beson se Veriu është duke përdorur Olimpiadën për qëllime propagandistike dhe po dërgon Zëvendëspresidentin Mike Pence në ceremoninë e hapjes në Pyeongchang për ta kundërshtuar atë./tvklan.al 





Të ngjashme