E rrallë/Rishfaqet pas 30 vitesh qyteti i përmbytur


E rrallë/Rishfaqet pas 30 vitesh qyteti i përmbytur

10:53 10/05/2016

Fenomeni meteorologjik, “El Nino”, është i njohur më së shumti për efektet e tij shkatërruese, por krejt e kundërta ka ndodhur me një qytezë në Amerikën e Jugut.

Falë këtij fenomeni, është rishfaqur pas thuasje 30 vitesh nga përmbytja një qytezë, e quajtur Potosi në Venezuelë.

Ky vend u përmbyt në vitin 1984 dhe vetëm kambana e një kishe mbeti mbi sipërfaqen e ujit.

Autoritet lokale kanë mbledhur disa fotografi nga vende që më parë i përkisnin qytezës së Potosi dhe tashmë kanë dalë në sipërfaqe.

Në vitet e ardhshme pritet që ujit të vijojë të pakësohet dhe që i gjithë qyteti të bëhet i dukshëm.

Në lartësinë 1,100 metra mbi nivelin qyteza e ndodhur në mes të Andeve, kishte rreth 1,200 banorë që ishin kryesisht femerë.  Potosi, veç shtëpive kishte dhe një shkollë, kishë, dyqane dhe një shesh./tvklan.al






Të ngjashme