E shkatërruar nga dhimbja, bashkëshortja e Kobe: Shoku im më i mirë, më mungon…
Një humbje e madhe për familjen Bryant largimi para kohe nga jeta e legjendës së basketbollit Kobe dhe vajzës së tij 13-vjeçare Gigi.
Vetëm pak ditë nga aksidenti ajror, bashkëshortja e Kobe Bryant ka postuar një foto të tij me një dedikim të ndjerë.
“Shoku im më i mirë, babai më i mirë. Më mungon shumë. I bukuri, i ëmbli, gazmori dhe bashkëshorti i dashur. Më mungon të më thuash “mirëmëngjes princeshë”.
Burime pranë familjes, ditë më parë kanë pohuar se Vanessa është e shkatërruar nga vdekja e Kobe dhe vajzës së saj, ndërsa vetë ajo u shpreh se edhe pse nuk e imagjinonte dot jetën pas humbjes së tyre, bashkë me tre vajzat do të mundohet të ecë përpara.
Në aksidentit tragjik, humbën jetën 9 personat që po udhëtonin me helikopterin privat të ish-basketbollistit Kobe Bryant. /tvklan.al