E shtuna e fëmijëve dhe pensionistëve
Të moshuarit do të dalin edhe të dielën
Moti nuk ishte në favor të tyre, por kjo nuk i pengoi pensionistët të shfrytëzonin liridaljen e së dielës. Të pajisur me maska e të kujdeshëm për distancën, ata i përdorën orët e paradites për shëtitje në kryeqytet apo për të bërë blerjet nëpër dyqanet ushqimore dhe farmaci.
Ora 10:00 e mëngjesit i gjeti ata duke nxituar drejt banesave të tyre, teksa 60 minuta më vonë në rrugë e sheshe u shfaqën fëmijët nën 14 vjeç të shoqëruar nga prindërit.
Dëshirën për të pushtuar çdo cep të qytetit nuk jua zbehu as koha me shi. Prindërit e tyre e quajnë të rëndësishme në këtë fazë lehtësimin e masave shtrënguese.
Në kundërshtim me udhëzimet, nuk munguan as grupet e adoleshentëve, të pashoqëruar e shpesh pa distancimin fizik. Të dielën e 3 Majit lejen për të dalë do ta kenë sërish të moshuarit, ndërsa çdo veprimtari tregtare do të jetë e mbyllur, si dhe nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve.
Tv Klan