“E shtuna komuniste” e qytetit të Korçës (12 Nëntor 2000)
Nëpërmjet dy të shtunave, korçarët pastruan qytetin e tyre. Qytetarët hoqën plehrat nga rrugicat, nxënësit lyen drurët dekorativë, ndërsa 20 makina dhe 6 mjete të rënda pëe 8 ditë rresht mbartën koren e pisllëkut që Korça kishte zënë 10 vitet e fundit. E thënë me shifra, bëhet fjalë për 2600 kub mbeturina dhe dhera.
Nuk munguan ndërkohë ata që soditën nga lart punën dhe e quajën pastrimin “e shtuna komuniste”. Ky aksion u quajt si nisje e ringjalljes së traditës korçare për mbajtjen pastër të shtëpive dhe rrugicave. Për të ndaluar rikthimin e pisllëkut, autoritetet vendore kanë deklaruar se do të përdorin dhe masat që lejon ligji. Kështu janë paralajmëruar disa firma ndërtuese që nuk kanë hequr mbeturinat gjatë punës./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti