
E spiunuan komshinjtë, kapet shqiptari me drogë
Më shumë se katër kilogramë kokainë dhe 12 kilogramë marijuanë janë gjetur në një kuti, në banesën e një shqiptari në Brescia të Italisë.
Ka qenë një telefonatë nga banorët e zonës e cila ka njoftuar policinë për lëvizje të dyshimta në zonë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e dyshuar dhe ka bërë të mundur arrestimin e 31-vjeçarit shqiptar. Policia gjeti në shtëpinë e shqiptarit edhe një pistoletë të tipit “Beretë”, 600 plumba në lavamanin e tualetit dhe 850 euro.
Pistoleta e gjetur dyshohet se është përdorur për ndonjë vjedhje të mundshme, ndonëse nuk janë bërë ende hetime në lidhje me ngjarjen.
“
Mësohet se shqiptari nuk ishte duke operuar i vetëm. Në këto nivele dhe me këto sasi droge nuk mund të operosh i vetëm. Ne dyshojmë se ishte magazinieri i një bande, por tani për tani ne nuk kemi elementë të tjera që përforcojnë atë. Do hetojmë
”, është shprehur përgjegjësi i hetimeve Lorenzo Commodo./tvklan.al