E tmerrshme/ Nëna lë në makinë djalin 2 vjeçar, për t’u kënaqur me miqtë


E tmerrshme/ Nëna lë në makinë djalin 2 vjeçar, për t’u kënaqur me miqtë

09:43 21/09/2016

Pasi dëgjuan të ulëriturat e djalit 2-vjeçar të vetëm në makinë, pasagjerët e rastit organizuan një operacion shpëtimi.

Tashmë 25-vjeçarja përballet me akuzat e neglizhimit të fëmijës, pasi e la të voglin e saj brenda në makinë, ndërkohë që kishte shkuar të festonte me miqtë e saj.

Kjo ngjarje ndodhi në Schaffheausen, në Zvicrën veriore, ku policisë iu desh të thërriste një mekanik për të nxjerrë fëmijën.

Mamaja e tij nuk u shfaq deri pas mesnate dhe i tha policisë se kishte qenë në klub me kolegët e saj të punës.

Një dëshmitar ishte kaq i nevrikosur nga veprat e  gruas, sa e sulmoi makinën me inat

”, tha policia.

Kjo ndodhi në orët e herëta të së dielës. Ndërkohë që njerëzit kalonin rrugën dëgjonin të qarat e fëmijës./tvklan.al






Të ngjashme