E tradhtoi shenja në faqe, në pranga dy grabitësit shqiptarë


E tradhtoi shenja në faqe, në pranga dy grabitësit shqiptarë

11:43 11/05/2016

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali për vjedhje, pasi shenja në fytyrë e njërit prej tyre, ka është ka vënë në ndjekje policinë.

Klodian Bajrakatari 20 vjeç dhe Armando Ndoj, 22 vjeç, shqiptarë pa dokumenta në Itali, janë ndaluar si pjesë e një grupi prej 3 personash, të cilët,mbrëmjen e 30 Prillit, kanë hyrë nga dritarja e një apartamenti në Don Calabria,  Lambrate, në orën 03:00 të mëngjesit.

3 grabitësit kanë kërcënuar me thikë, një grua 40 vjeçare dhe të birin për t’i treguar se ku gjendeshin paratë.

Pasi kanë marrë rreth 600 euro dhe një kompjuter, grabitësit janë larguar duke lënë nënë e bir të terrorizuar.

Por ajo që i ka vënë në gjurmët e tyre policinë, ka qenë pikërisht një shenjë në formë “Z”, që Armando Ndoj, ka patur në fytyrë.

Tashmë të dy shqiptarët kanë marrë masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa është ende në kërkim personi i tretë i përfshirë në grabitje./tvklan.al






Të ngjashme