“E varrosur” nën dëborë për 18 orë
Një 12-vjeçare është gjetur e gjallë nën dëborë pas 18 orësh pasi u bllokua për shkak të një orteku që goditi shtëpinë e saj në Kashmir të Pakistanit.
Samina Bibi tregoi për mediat se kishte bërtitur për ndihmë ndërkohë që kishte mbetur e bllokuar nga dëbora në një dhomë të shtëpisë. Ajo ka rrëfyer se kishte menduar se do të “vdiste”, para së të shpëtohej.
Lugina Neelum është goditur nga disa ortekë dhe rrëshqitje dherash ditët e fundit duke lënë të vdekur 74 persona.
Ky numër viktimash është më i larti në historinë e vendit. Nga kjo ngjarje humbën jetën edhe disa familjarë të Saminës./tvklan.al