E veja sherr me pakurieren! I kërkoi flokë të zeza, por…
Ndodh shpesh nëpër parukeri të ndryshme ku mjaft klientë dalin të pakënaqur.
Kështu ka ndodhur edhe me një të moshuar në qytetin e Fierit. Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show” e moshuara kishte shkuar për të lyer flokët e zeza, por parukierja nga muhabeti ka ngatërruar bojë dhe ia ka bërë bionde. Kur e moshuara ka parë flokët është zënë keq me parukieren.
“E moshuara kishte shkuar të lyejë flokët pasi kishte vitin e vdekjes së bashkëshortit, por nga muhabeti parukjeria i ka bërë flokët bionde”
, tha gazetari.
/tvklan.al