E vërteta e hidhur pas dhimbjeve të kokës
Kur David McClean nisi të vuante nga dhimbjet e kokës mori disa paracetamolë dhe refuzoi që dhimbja t’i prishte ditën.
Megjithatë, në vetvete, ato fshihnin një të vërtetë të hidhur. 52 – vjeçari ishte një njeri i shëndetshëm dhe nuk kishte përdorur kurrë ilaçe. Por kur nisi që të ngatërronte fjalët, duke kërkuar për më shumë “makinë” në çaj, gruaja e tij Dawn vendosi t’i linte një takim tek mjeku. Pas skanerit, ata zbuluan dy hije në trurin e David. Testet e analiza e mëtejshme treguan se babai i dy fëmijëve nga Belfast, Britani, vuante nga glioblastoma e gradës së katërt, një lloj i rrallë dhe agresiv kanceri. Mjëket paralajmëruan familjen se David kishte vetëm pak muaj jetë, nëse nuk i nënshtrohej trajtimit. Ata i thanë se me gjashtë javë radioterapi dhe kimioterapi, ai mund të jetonte 12 deri në 15 muaj. Duke refuzuar që të humbte bashkëshortin e saj, Dawn kontaktoi me specialistë në Londër dhe një kirurg iu përgjigj lutjeve të saj, duke marrë përsipër operacionin për heqjen e tumorit të 52 – vjeçarit. Kështu, në Nëntor ai iu nënshtrua një operacioni që zgjati 8 orë. Për shkak të natyrës tmerrësisht agresive të sëmundjes, mjekët e paralajmëruan David se nëse do të ndalonte trajtimet me radio dhe kimioterapi, qelizat kancerogjene do të rishfaqen brenda muajve. Tashmë, shpresa e tij e fundit është imunoterapia, e konsideruar si hapi më i madh në luftën kundër kancerit që prej zbulimit të kimioterapisë, në 1940 –ën. Për t’iu nënshtruar këtij trajtimi, familja e 52 – vjeçarit po përpiqet të mbledhë fonde për t’i shpëtuar atij jetën./tvklan.al