E zë korenti në punë, vdes 45-vjeçari


E zë korenti në punë, vdes 45-vjeçari

18:09 15/07/2016

Një 45-vjeçar ka gjetur vdekjen pas ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Radhimë, rreth orës 16:26.

Sipas policisë 45-vjeçari A.V ishte duke punuar në një lavash, pranë vendit të quajtur “Kanali i Varkave”, në Radhimë, kur e ka zënë korenti.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, por ka ndërruar jetë rrugës.

Lavazhi ishte marrë me qira nga 45-vjeçari. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve që i morën jetën 45-vjeçarit.

/tvklan.al






Të ngjashme