E zë porta e hekurit, vdes 52-vjeçari
Durrës-Një 52-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Shkozet të Durrësit. Asqeri Çervishti ka shkuar i pa shenja jete në spitalin e Durrësit. Sipas policisë ai ka qenë roje në një mobilieri, që po ndërtohet në Shkozet.
Policia thotë se 52-vjeçarit i ka rënë porta e hekurit të ndërmarrjes, ku si pasojë ka gjetur vdekjen.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al