E zuri korrenti, humb tragjikisht jetën punëtori
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në kryeqytet. Një punëtor ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Sipas informacionit paraprak të policisë bëhet fjalë për një person rreth 45-vjeç, me iniciale Sh.H.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Viktima dyshohet se ka qenë duke punuar në një pallat në ndërtim në momentin fatal.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al