Ecte 3 orë me këmbë në ditë për të ushqyer vajzën e vogël
Një grup punonjësish në SHBA, u bashkuan për të blerë një makinë për kolegun e tyre, pasi ata kuptuan se ai ecte çdo ditë 11 milje për të shkuar në punë.
Në mënyrë që të siguronte të ardhura për familjen dhe vajzën e tij të vogël, Trenton Lewis nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të merrte rrugën e cila zgjaste për më shumë se tre orë në mes të natës. 21 vjeçari ecte nga shtëpia e tij për në qendër të qytetit dhe nisej pak para mesnatës në mënyrë që ai të shkontë në punë në orën 4 të mëngjesit. Sipas Daily Mail, Lewis, puna e së cilit ishte të ngarkonte kamione. Ai dilte çdo natë nga shtëpia, në të ftohtë apo në shi, vetëm që të arrinte në kohë në punë. Dukë parë situatën e tij, kolegët planifikuan blerjen e makinës dhe ia lanë atij suprizën në parkingun e punës së tyre./tvklan.al