Ed Sheeran akuzohet për plagjiaturë
Këngëtari britanik Ed Sheeran është vënë sërish nën akuzë. Ai është paditur, pasi dyshohet se ka kopjuar disa pjesë të këngës “Let’s get it on” nga Marvin Gaye, duke i kërkuar dëmshpërblim plot 100 milionë Dollarë.
“Let’s get it on” ishte hit në vitin 1973 dhe që i rezistoi më gjatë klasifikimeve botërore. Dy këngët ngjasojnë me njëra-tjetrën në melodi, ritëm, harmoni, daulle, bas, në tempin e këngës dhe në kor.
Kohë më parë Ed Sheeran është përballur me akuza po për të njëjtën këngë, por gjithnjë i ka mohuar ato. Akuza më e fundit është bërë nga një kompani, e cila zotëron të drejtën e ‘copyright’ të Marvin Gaye.
Ed Sheeran u akuzua një vit më parë për një tjetër shkelje të të drejtës së autorit, për këngën e tij hit “Photograph”.
Autorët Thomas Leonard dhe Martin Harrington ngritën padi ndaj këngëtarit britanik, pasi kjo këngë sipas tyre kishte të njëjtën strukturë si kënga e tyre “Amazing”.
Ed Sheeran ende nuk e ka komentuar rreth kësaj akuze.
Klan Plus