Ed Sheeran flet për varësinë ndaj substancave


Ed Sheeran flet për varësinë ndaj substancave

08:20 21/10/2017

Ed Sheeran ka bërë me dije për fansat e tij luftën e fshehtë me abuzimin e substancave, gjë që e bëri atë të marrë një pauzë një vjeçare nga industria e muzikës.

Këngëtari 26 vjeçari pranoi se fama ndërkombëtare ndikoi te ai negativisht, deri në masën ku ai filloi të binte pre e veseve të rrezikshme.

Sheeran, autor i shumë hiteve vlerësoi të dashurën dhe miken e tij të fëmijërisë, Cherry Seaborn, për mbështetjen që i ka dhënë gjatë kësaj periudhë të vështirë për të.

Duke folur për ngjitjen e tij të papritur rreth famës dhe karrierës, muzikanti britanik e shpjegoi si diçka të vështirë për të.

Ai tha se kishte punuar gjithë jetën për të arritur aty ky është tani dhe se nuk do lejonte të humbiste gjithçka për shkak të varësisë ndaj substancave./tvklan.al 





Të ngjashme