Edhe Anglia i trembet Rusisë për zgjedhjet
Pas Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe Francës, është Anglia ajo që është shqetësuar për një sulm të mundshëm kibernetik, i cili mund të ndikojë në zgjedhjet e Nëntorit. Alarmi vjen nga shefi ekzekutiv i Qendrës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike.
Në një letër drejtuar partive politike në Britani, Ciaran Martin i bëri thirrje politikanëve të jenë të kujdesshëm ndaj një piratimi të mundshëm nga ana e Rusisë.
“Sulmet kundër proceseve demokratike mund të përfshijnë sulmet ndaj parlamentit, zyrat e deputetëve, grupet e ekspertëve”,
shkruan Martin në letrën e tij. Disa seminarë janë planifikuar të zhvillohen me qëllim informimin e politikanëve mbi metodat mbrojtëse ndaj piratimit.
Më herët, zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë akuzuar Kremlinin për përdorimin e sulmeve kibernetike për të ndikuar në zgjedhjet e Nëntorit.
Edhe Gjermania paralajmëroi në Dhjetor
“se spiunazhi kibernetik po bëhet gjithnjë e më agresiv”,
ndërsa zyrtarë gjermanë thanë se një grup piratësh të rrjetit besohet se janë në kontrollin e shtetit rus, më qëllim ndikimin në zgjedhjet e përgjithshme të Gjermanisë.
Rusia është akuzuar gjithashtu për sulme kibernetike në stacionet televizive franceze dhe si përgjegjëse e një grushti shteti në tentativë në Malin e Zi, por i ka hedhur poshtë këto akuza.
Tv Klan