Edhe këtë vit mësim me dy turne në kryeqytet


Edhe këtë vit mësim me dy turne në kryeqytet

12:56 20/10/2016

Mësimi me dy turne do të marrë fund vitin e ardhshëm shkollor. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur inaugurimin e terreneve të reja sportive në shkollën 9 vjeçare “Fan Noli”, për të risjellë në vëmendje problemin e shkollave me turne.

Erion Veliaj:

Këtë vit po përfundojmë projektin për 20 shkollat. Njësia 2 do të marrë një pjesë të këtyre 20 shkollave për t’u siguruar që “Fan Noli” ruan cilësinë dhe duke qenë i ndërgjegjshëm se shumëfishimi i nxënësve në shkolla e shkatërron cilësinë. Nuk mund të vazhdojmë më me 40-50 nxënës në klasë apo me dy turne kur, sidomos tani në dimër që errësohet shpejt, të kemi dramatika të kësaj natyre.

Ashtu si edhe në shkollat e tjera, terrenet e reja sportive gjatë orëve të pasdites do të vihen në funksion të komunitetit./ TV KLAN






Të ngjashme