Edhe lodrat e seksit përgjohen
Një kompani kanadeze e lojërave të seksit është gjobitur me 3 milion dollarë, si dëmshpërblin për konsumatorët e saj, pasi mblodhi të dhëna rreth zakoneve të tyre seksuale, pa leje.
Vendimi erdhi pas padisë së ngritur kundër
Standard Innovation
, kompania që qëndron pas një vibratori të cilin ajo e përdori për të përgjuar konsumatorët.
Standard Innovation
do të duhet të paguajë mbi 7400 dollarë çdo person që përdorte aplikacionin që shoqëronte këtë pajisje, We – Vibe 4 Plus app.
Ky i fundit shërbente për t’u lidhur me lodrën e seksit me anë të Bluetooth, duke u dhënë mundësinë përdoruesëve që ta kontrollonin me anë të telefonit.
Ajo që kompania kishte fshehur ishte fakti se aplikacionin e përdorte për të mbledhur të dhëna personale mbi konsumatorët e saj, pa dijeninë e tyre. Këto të dhëna i tregonin kompanisë sa shpesh dhe për sa kohë përdorej kjo pajisje.
Ajo ishte gjithashtu e lehtë për t’u hakuar, që do të thotë se një palë e tretë mund ta kontrollonte nëse kapte rrezen e Bluetooth./tvklan.al